Kaçamak në furrë nga zonja Albana

17 Korrik, 12:05| Përditesimi: 17 Korrik, 12:06

  • Share

Kaçamak në furrë

Përbërësit:

  • 150 gr gjalpë
  • 2 gota ujë
  • 3 gota qumësht
  • 3 gota miell misri
  • 200 gr djathë i grirë
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Në tenxhere shtojmë ujë dhe qumësht. Sapo të ngrohet shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë mirë derisa masa të shkëputet nga tenxherja. Shtojmë gjalpin dhe rregullojme shijen me kripë dhe piper. E kalojmë gatimin në furrë. Pasi ftohet e presim në rripa. I shtrojmë në një tavë me letër pjekje duke i spërkatur me erëza dhe djathë të grirë sipër.  E shoqërojmë me salcë të bardhë me majonezë apo me kos me pak limon, vaj ulliri e majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?