Kadaif me arra në filxhan nga zonja Albana

10 Prill, 12:21| Përditesimi: 10 Prill, 12:22

  • Share

Kadaif me arra dhe stika

Përbërësit:

  • 700 gr kadaif
  • 300 gr gjalpë
  • 300 gr arra
  • 200 gr stika

Sherbeti:

  • 3 gota sheqer
  • 2 e 1/2 gota ujë
  • Lëng limoni

Përgatitja:

Marrim kadaifin e hapim dhe e spërkasim me gjalpë. Në një filxhan shtojmë një pjesë kadaif, në mes vendosim arra dhe sërish kadaif. E ngjeshim kadaifin dhe e rrotullojmë rreth filxhanit (pjesa e brendshme). I vendosim topthat e kadaifit në një tavë dhe në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Përgatisim ndërkohë sherbetin dhe pasi kadaifi të jetë pjekur e spërkasim me stika dhe e sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?