Kjo ishte një javë e trishtë për artin dhe kulturën shqiptare pasi u nda nga jeta shkrimtari i madh Ismail Kadare. Autori dhe studiuesi Bashkim Kuçuku rrëfeu përjetimet e tij nga kjo ndarje, edhe si mik i shkrimtarit.
Për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’ Kuçuku thekson se kjo javë tregoi se sa shumë ishim mësuar më parë të servilosemi ndaj politkës, ndërsa tashmë qytetarët nderojnë me respekt një figurë si Kadare.
'Ceremonia zyrtare ishte qytetare, për mua ndjeva kënaqësi. Kishte shumë njerëz. Mbanim radhë. Më dha kënaqësi jo vetëm për Ismailin. Jo vetëm për kulturën. Të respektosh kulturën është qytetaria më e lartë. Jemi mësuar të servilosemi përpara figurave politike. Nga pikëpamja qytetare ishte ditë që duhej mbajtur mend për të ruajtur kujtimin e një ditë ku dimë të vlerësojmë kulturën. Kadareja ka krijuar një kulturë të tërë.'
Më tej, Kuçuku e vlerëson Kadaren si një shkrimtar global.
'Jam marrë gjatë me veprën e Kadaresë. Është një shkrimtar global. Botuar në 48 gjuhë. Veç botimeve që afrohen 1 mijë botime në gjuhë të huaj. Aq e rëndësishme është kritika, monografitë jo vetëm në botën shqiptare por edhe në botën e huaj. Kam përgatitur Kadareja në kritikën botërore. Kritika aty vlerësime vetëm nga gazeta dhe revista. Dhe vetëm ato që kam gjetur. aty kanë dalë dy volume.
Janë dy volume vetëm në frëngjisht. Vëllimi i tretë nja 10 gjuhë të tjera. Në kulturën botërore Kadareja, vepra e tij nuk ka hyrë vetëm në letërsi por është në çdo shtresë sikur ta shikosh kulturën botërore në shtresë. Në çdo shtresë të kulturës, emri vepra e Kadaresë janë në këtë globin e përgjithshëm. Ky është realiteti i botës ku nuk ka zili xhelozi ku të gjitha vijnë nga një ndjenjë inferioriteti ndaj Kadaresë. Edhe unë do doja të isha në vend të Kadaresë, nuk ma ka dhënë Zoti këtë mundësi.'
Studiuesi kujton edhe kontributin e Kadaresë për Kosovën dhe letrat e tij presidentëve të Francës dhe SHBA-së.
'Ishte shqiptare në kuptimin e vërtetë, edhe me kontribute. Për Kosovën që në 91 ishte i jashtëzakonshëm, i shkruajti Bushit, të ndihmojë për mbrojtjen e Kosovës. I shkruajti Miterandit. I shkroi Havelit.
Jo vetëm mbron çështjen shqiptare por në dialogje e kapërcen masën e kritikës sepse ndihet i revoltuar. Kur e kam njohur nga afër, është e vërtetë një shqiptar i madh.'
Gjithashtu ndiqte me interes nga lajmet nga Kosova në vitet e komunizmit.
'Kur ndodhët demonstratat në Prishtinë por të shkoje tek Kadareja nuk i dëgjonte lajmet e tjera por vetëm çfarë ndodhte në Kosovë. Kur ndodhi tragjedia me familjen Jashari, shkova te shtëpia e Ismaili në Paris. Po shihte lajmet. Mediat jepnin tragjedinë në Prekaz. U ngrit i revoltuar dhe mbajti një monolog se ç’bëjnë serbët, por edhe me shkrime i ka shkruar çmenduria serbe.'
Kuçuku rendit më pas disa nga veprat e Kadaresë që bën epokë.
'Një shkrimtar që ka një dinamikë ndryshe nga të tjerët. U ngjit papritur me Gjeneralin, pastaj me Kronikë në Gur që është një art i mrekullueshëm. Ka dhe vepra të tjera. Një vepër jashtë vizionit të tij të përgjithshëm është Aksidenti. Pastaj Kukulla është një vepër e jashtëzakonshme. I thashë nuk ke bërë mirë që ke dhënë shumë detaje. Tha kështu ishte. I thashë psikologët do të kritikojnë, tha le të kritikojnë. Theu konceptin e letërsisë për nënat.
Ka qenë një mendimtar i pashtershëm. Shkroi Kur Sunduesit Grinden, që po e boton gjithë bota. Rrallë binte nën nivelin e vet.'
Lidhur me komentet negative që shkojnë deri në urretje, Kuçuku i cilëson si patologjike.
'Nuk është mllef është urrejtje patologjike. Nuk është se kjo urrejtje ose dëshirë për të shkatërruar vlerat u shfaq këto ditë. Zija e vërtetë kanë qenë sulmet e këtyre njerëzve që janë edhe intelektualë. E përligjin urrejtjen e tyre. Është urrejtje ndaj kulturës. Këta janë mësuar që në kohën e monizmit shkruanin letra me anonime kundër Kadaresë që dilte nga vija e partisë. Donin të dukeshin të devotshëm dhe të përligjnin urrejtjen e tyre. Shumica vijnë nga ajo kohë. Logjika ime është kjo, ishin nën ombrellën tani në demokraci janë fshehur nën sqetullën e një spektri politik për të mbrojtur veten që të shajnë sa më shumë. Këtu përzihet dhe bëhet amalgamë dhe politikës i pëlqente shumë.'
Shqiptar nga Gjirokastra, mirë me diktatorin, mirë me Doktorin. Vetëm nënë Tereza e vogël i bëri hije se nuk ish as me diktatorin as me Doktorin.
Përgjigju