'Kadareja është autori më i sulmuar në diktaturë dhe demokraci', studiuesi në Report Tv: Çmimi Nobel u pengua nga Tirana

1 Korrik, 17:46| Përditesimi: 1 Korrik, 20:38

  • Share

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ka sjellë në vëmendje debatin mbi jetën dhe veprën e tij artistike si dhe lidhjet e tij me politikën në Tiranë.

Studiuesi Ermir Nika foli në Studio Live Report Tv për Arbër Hitajn lidhur me Kadaren dhe veprën që la pas. Sipas tij, me Kadaren letërsia shqipe u promovua në rangjet më të larta.

'Kadareja simbolizon një epokë ku e nxori nga mediokritet poezinë shqipe për të vijuar me prozën dhe për ta përfshirë shqipen në Europë. Letërsia shqipe u promovua në rangjet më të larta të letërsisë botërore. Ishte një proces i tërë që nisi në vitet ‘30. Patën shenja serioze në proze në Petro Markos. Kadareja hyri fuqishëm në këtë zhvillim mbarë botëror duke spikatur që në moshë të re me romanin Gjeneral i Ushtrisë së Vdekur dhe me veprat e tjera që u përkthyen.'

Më tej ai shton se shkrimtari Kadare ndryshoi optikën e lexuesit shqiptar me vepra si Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur apo Pallati i Ëndrrave.

'Kadareja filloi të ndryshojë optikën e lexuesit. Përdori simbolikën, bëri analogji të kohëve. Një vepër që panorama të jepet perandorinë otomane edhe të kujton diktaturën. Kadareja hapi një diapazon të ri për letërsinë shqiptare. Poezia nga agrare u bë poezi metropolitan u bë moderniste. Gjeneral i Ushtrisë së Vdekur i dha goditje izolacioni në Shqipëri. Por më pas me Pallatin e Ëndrrave, Përbindëshi, vepra që kritika i ka kapur që në atë kohë.'

Nika thekson se Kadareja është autori më i sulmuar si në kohën e diktaturës ashtu dhe në epokën e demokracisë.

'Është autori më i sulmuar si në diktaturë dhe në demokraci. Sistemi ka një pikëpyetje të madhe. Pse goditet ikona e fjalës së lirë, e integrimit të Shqipërisë e kthimit të gjuhës shqipe në një gjuhë Kulture. Një gjuhë që konsolidoi katedra në shumë universitete të botës. Kadareja ka kontribut në përkthim, në ese, në publicistikë por edhe në dramaturgji. Është kritikuar edhe vepra e tij Dasma. Ka patur shkrime në atë kohë kundër Kadares. Por edhe letra që shkonin në figurën e shkrimtarit, që janë botuar edhe nga Shaban Sinani.'

Studiuesi hedh poshtë edhe aludimet se ai ka fyer ata që kërkonin të iknin nga Shqipëria në ’90 përmes ambasadave.

'U tha që në mitingun e thyerjes së mureve të ambasadës që Kadareja paska thënë që emigrantët janë jashtëqitje kombit, nuk e ka thënë. Janë bërë manipulime në kurriz të figurës kombëtare. Janë disa paradokse që koha do ti kthjellojë. Publiku që nuk lexon, duhet të kuptoj që kanë jetuar në një epokë të rëndësishme. Kadareja e futi gjuhën shqipe në një epokë të rëndësishme.

Kadareja me njohjet dilte përtej interesave meskine të kohës dhe partiake. Çdokush ka dashur ta bëjë për vete dhe ka dashur ta përdor. Nuk është dukuri shqiptare sulmi ndaj Kadares.'

Lidhur me çmimin Nobel, Kadareja e donte këtë çmim pasi do të kurorëzohej në këtë mënyrë kultura shqiptare. Por, Kadareja i ka pohuar Nikës se në këtë mes ka patur lidhje edhe Tirana zyrtare që ka penguar Kadaren të marrë çmimin.

'Kam folur ka patur lidhje Tirana. Thoshte, që është çmim që i takon kulturës shqiptare, gjuhës shqipe. Si autor jam i plotësuar nuk kam shkruar për shqipe. Është çmim që e meriton letërsia shqipe. Por letërsinë nuk e bëjnë çmimet.'

Së fundmi, Nika thekson se Kadare diti si të zhvishte çdo lloj veshje nga politika.

'Me bisedat që kam bërë me të, ishin kontekste jashtë letrare. Po ti hyjmë përmbajtje atyre letrave është mirë të zbardhen ato letra. Ka gjithmonë legjenda. Autorët më të rëndësishme shqiptar nuk kanë pasur nevojë për mbështetje. E dinë vendin e tyre. Kadareja i ka thënë të gjitha. Nëse një autor do ta gjykosh, në veprën e tij është i shpërndarë.

Sulmi një shkrimtari me përmasa planetare që është sulm ndaj një shkrimtari simbol kombëtar. Sigurisht politika ka dashur të bëjë edhe Migjenin komunist. Por Kadareja ka pasur zërin për të hequr veshjen militare.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • toni: 02/07/2024 01:57

    NUK NA DUHET CMIMI NOBEL,,,PER NE SHQIPTARET ISHTE NDER TE KISHIM NJE SHKRIMTAR TE TILLE,,,CMIMI NOBEL PER NE ESHTE QE ISMAIL KADAREJA DO JETE PERHERE NE MENDJET ,,,DHE ZEMRAT TONA,,,ME VEPREN,E TIJ,,FJALET E TIJ, DHE QENDRIMET E TIJ KORREKTE -DHE SHUME PROFESIONALE,,NJREZORE,,PATRIOTIKE,,DHE KULTURORE....DO NA NUNGOI SHUME FJALA E TIJ E MENCUR...RESPEKT TE MADH GJITHASHTU DHE PER GJIROKASTREN QE NXORRI KETE NJERI SHUME TE NADH PER SHQIPERINE TONE TE VOGEL...

    Përgjigju
  • 3D: 01/07/2024 20:25

    Vërtetë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?