Megaskandal në Kadastrën e Durrësit, Lame: Vetëm 15% e dosjeve të sakta, të tjerat me dublikime, fletë të grisura e të zëvendësuara! Plaçkitjet më të mëdha në bregdet

30 Mars 2022, 11:58| Përditesimi: 30 Mars 2022, 16:49

  • Share

Megaskandal në Kadastrën e Durrësit. Shkrirja e kadastrës së Durrësit dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet që janë bërë atje në 32 vite kanë nxjerrë një raport me shkeljet e detajuara që janë zhvilluar. Në një raport 600 faqesh vihet re se abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmërisë dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame tha se nga të gjitha dosjet e marra nga kjo kadastër vetëm 15 % e tyre janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave janë me faqe që mungojnë, të grisura madje edhe shumë të dubluara që tregojnë se për një pasuri janë ndjekur dy rrugë të ndryshme legalizimi apo kthimi te pronari duke sjellë abuzime shumë të mëdha.

“Situata që paraqet Raporti e tejkalon çfarëdolloj imagjinate. Mjafton të të them vetëm disa shifra:

Nga 1063 regjistra, vetëm 152 rezultojnë pa dëmtime.

Të tjerët, (908 regjistra) rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh, ndërrime faqesh, etj.

-  730 faqe mungojnë tërësisht (janë grisur dhe nuk janë zëvendësuar fare);

-  243 faqe të zëvendësuara (pra kanë hequr faqen e vërtetë dhe e kanë zëvendësuar me një tjetër);

-  569 faqe të dubluara (pra e njëjta pasuri ekziston 2 herë. Këtë e bënin për të punuar me dy linja për të njëjtën pasuri);

-    25 faqe të grisura (pra është grisur faqja, por ka mbetur pjesa e qepjes);

-1548 faqe bosh (faqe që liheshin bosh herë pas here, me qëllim për t'u përdorur me data te mëparshme).

Sa më sipër janë dëmtimet që duken, pasi ka edhe pafund ndërrime fletësh që janë bërë me art dhe nuk kuptohet që janë zëvendësuar. Kjo sepse regjistrat janë të shqepur dhe mund të heqësh e të shtosh pa hesap. Regjistrat e dëmtuar më shumë, natyrisht që janë ata që kanë të bëjnë me pasuritë përgjatë zonës bregdetare: Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj”, tha Lame.

Zonat bregdetare janë ato që janë abuzuar dhe plaçkitur më tepër, ndërsa për Artan Lamen kjo ndodh për shkak se nuk ka patur rregullore dhe përgjegjësi se kush i administronte regjistrat dhe kur kalohej arkivi nga një punonjës tek tjetri, kjo bëhej pa inventar dhe pa asnjë kontroll.  Tashmë arkivi i kadastrës Durrës do i nënshtrohet dixhitalizmit dhe  do të jetë i pajisur me sistem kamerash dhe alarmi.

“Po e kujt është përgjegjësia e gjithë kësaj situate? Mjafton të them se asnjëherë nuk ka patur rregullore dhe përgjegjësi të qartë se kush i administronte regjistrat. Kjo bën që kushdo mund të merrte prej tyre, mund të hiqte e të shtonte. Edhe kur kalohej arkivi nga një punonjës tek tjetri, kjo bëhej pa inventar dhe pa asnjë kontroll. Vlera e parë e këtij inventari, është që të paktën vendos një ditë “0”, pra që pas kësaj dite nuk ka më rrëmujë dhe ndryshime të pakontrolluara.  Arkivi është me sistem kamerash dhe sistem alarmi. Ka një person përgjegjës për çdo hyrje – dalje dokumentacioni dhe personi.

Ky material do të përcillet zyrtarisht edhe në KM dhe në MD, të paktën për dy arsye:

-Kushdo prej strukturave kontrolluese të mund të vijojë hetimet mbi bazën e këtij Raporti.

-Për t'iu shmangur presionit të lloj-lloj banditëve që sapo të marrin vesh për këtë raport, do fillojnë presionet për të plotësuar gropat e identifikuara.

Nga ana jonë, do të bëjmë bllokimin e të gjitha pasurive që identifikohen si me probleme.

Zgjidhja përfundimtare e kësaj situate, do të vijë përmes procesit të nisur sivjet me mbështetjen ne Qeverisë: Projekti i Skanimit dhe dixhitalizimit të arkivit.

Gjithashtu mendoj që gjetjet e Raportit ti bëj publike, pasi kjo do ti shpjegonte publikut se nga gjeneron pjesa më e madhe e halleve dhe sherreve te njerëzve ne zonën e Durrësit”, tha Lame.

Në janar të 2022 Ministria e Drejtësisë vendosi të shkrijë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës për shkaka të abuzimeve që ishin bërë në të thuajse nga e gjithë administratat. Ministri Ulsi Manja tha se ka një koordinim perfekt e të gjithë administratës atje në shkelje të ligjit, duke filluar nga drejtori deri te çdo nëpunës të cilët veprojnë si “çetë kaçakësh” duke abuzuar me punë  dhe dokumentet për legalizimin e subjekteve. 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 31/03/2022 02:47

    Maloket dhe SHPELLARET qe kane zene pronat ne durres, varini tek ura e dajlanit...

    Përgjigju
  • One: 30/03/2022 20:15

    Nuk e di si qendron ne kembe akoma ai vend nderkohe qe e zoterojne hajdutet dhe maskarenjte. Pastaj bejne sikur ju vjen keq dhe s’e shpjegojne dot pse ikin shqipetaret nga vendi i tyre. Ne fakt largohen nga keta dhe jo nga vendi. Ky konfirmoi me fakte qe e gjithe admin. shteterore ne fakt edhte nje organizate kriminale dhe mafioze qe i pi gjakun njerezve te vet. Keta politikane kane rrenjosur vjedhjen dhe korrupsionin shume thelle ne shoqerine Shqipetare. Zot ndihmoje vendim tim

    Përgjigju
  • Nina: 30/03/2022 19:26

    Ik ore se ke len nam. Grabitja dhe plackitja behet cdo dite ne Himare-Dhermi-Shen Vasil nga shoket e tu dhe Edi Rames. Nje Himariot nuk mund te mar nje certifikat pronesie por edhe asnje pergjigje nga kadastra e Vlores, dhe nga ana tjeter Oligarket edhe mafia nderton resorte ne vijen bregdetare te Himares ne pronat te vjedhura. Edhe mos thua per investime strategjike sepse ato investime jan ne kuriz te Himarioteve qe nuk mund te investojn ne pronat te trasheguara

    Përgjigju
  • Alb: 30/03/2022 17:39

    Po ky tani u zgjua, dhe u kujtua qe ka abuzime?

    Përgjigju
  • Ervin Bushi na Radistina: 30/03/2022 17:09

    Unë hyra me një këmishe që nuk i laja JAKEN para 8 vjetesh,kur isha një avokat dhe në derè nuk vinte asnjë klientè!! Por një ditë erdhi MBREKULLIA dhe unë u bëra drejtorë ne zyrèn e legalizimeve Fier!! Dhe shikoni tani....hahahaha.. Aresyeja jo se isha i afte,hahahaha por i gjeta çelësin Edi Ramès dhe Armando Subashit..mora një test partie hahaha dhe kaq!!!! Kështu ka lezet...unë rrogen e shtetit e kam dhe e kisha ''kruejtese dhëmbesh,,...ME NE FUND:O Lame,si për të gjithë,administrata e ASHK-së ka fytyrën tënde si për mire dhe për keq...

    Përgjigju
  • Beni: 30/03/2022 16:55

    Ky eshte patetik fare. Ky qe tregon historira me shoke oligarke dhe u qan hallin. Shiko cbehet thote? Po nga kush mor pinok? Nga mafja e Durrsit, qe ka dy dekada qe mbeshtet PSne dhe se fundmi Ramen per deputet? Pse nuk caktoni kre te kadastres ne Durres kreun e vertete te PS aty, Don Iljaz Hasanbelliun??? Dheb"zgjidhni" hallin!

    Përgjigju
  • Tuc Maku: 30/03/2022 16:24

    O zotni, a je ne terezi a jo?! Mund te merrte regjistra kusht te donte??? Dil te shumica lagjes njehere e shih nje regjister veresije, rrezik i ke me protokoll.

    Përgjigju
  • Populli: 30/03/2022 15:46

    Ku ishit gjer sot.. Me mire mos dilje fare ne konference

    Përgjigju
  • Nri: 30/03/2022 15:46

    O katran me boje oo lolo, jep certifikatat e tokes, o kufome, po te paguam dhe tubot e zemres o mut ca do me prej nesh, pse na kerkojne lek te tjera o jetkeq ti bashk me ate birin e zhukes qe te vuri ty. jepi ceertifikatat e tokes se dhe varrin ku do te fusim nuk e tregojme

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/03/2022 13:34

    9 vite ne pushtet dhe akoma e ka fajin Berisha…

    Përgjigju
  • Ben: 30/03/2022 13:21

    Keshtu eshte gjithe Shqiperia.Po Tirana?Pse nuk flet Lame.Eshte bere nami,sidomos me fallsifikime,siç thote Lame,jane bere me art.Gjithashtu edhe noteret kane legalizuar tonelata me documenta fallco,te bera me art,per vjedhje pronash,testamente,trashigimni,kalim prone,dhurime etj etj ku te pjesa derrmuese jane fallco.Ne Tirane jane grisur,fallcifikuar flete rregjistri me kile.E kemi peshqesh kete pune nga Sala,me thene te drejten.Administrata atehere ishte mysebet,njerez te eger,qe per pare,e grisnin rregjistrin komplet.

    Përgjigju
  • LAM LAM: 30/03/2022 13:19

    S'KE TURP, DEL E FLET, NE VEND QE TE DOREHIQESH ! DUKET PUNA JOTE PREJ SHARLATANI DHE LLAFAZANI !

    Përgjigju
  • Zenuni: 30/03/2022 13:18

    Po mire pergjegjesi kush do mbaj...? Ti Lame tani u kujtove kur u vu ne levizje ministria e drejtesise? Gjoja se dije?Te gjithe drejtorat dhe ish drejtorat nenpunes e ish nepunes jane bere super milionere me pronat e hallexhinjeve,, tani çfare zgjidhje do i japesh...(mendoj asgje)se nuk ke aftesi per kete lloje pune.Une di qe ish drejtorat e kadastres Vlore jane me hotele ,qindra apartamente,ndermarje private etj ,me 1 vit pune ne kadaster si ka mundesi..?

    Përgjigju
  • Ratipi: 30/03/2022 13:16

    Po si mund te thuash 32 vite abuzime kur ke 10 vite qe je drejtor i hipotekes.

    Përgjigju
  • Bureto: 30/03/2022 13:02

    E morrem vesh gjendjen skandaloze, por si dhe nga cilet u krijua ajo? Ndaj dhe lindin natyrshem dy pyetje: 1.A ka patur pergjegjes qe kane shkaktuar ate gjendje? 2.Si do riparohen, sidmos kur me siguri pjesa me e madhe eshte ne dem te pronareve te ligjshem, prona e te cileve jo vetem qe nuk iu kthye atyre, por kaloi me falsifikime etj, ne duart e te korruptuarve, perfitues dhe nepunes te kadastres?

    Përgjigju
  • Drini: 30/03/2022 13:02

    Si shantazh me duket kjo dalja e Lames. Pas 9 vjet qeverisje na dilka qe ne hipoteka keta paskan bere namin! Ta kene me Ylli Manjanin, Tit Vasilin apo ate me keta te PS-se? Nejse, per inceneratoret dhe ate landfilin e Porto Romanos dhe te Vlores c'thuhet?

    Përgjigju
  • Lola: 30/03/2022 12:34

    Po ti mor zoteri cfare ke bere deri me sot? Kadastra e Durresit eshte e dyta, pas asaj te Tiranes, dhe ti tani po e ve ujin ne zjarr? Kemi vite qe rropatemi zyrave, e, tani me e-albania, po na zhvatni nga parate, per gabime qe keni bere ju, dhe vetem ju!!! Filloni te shikoni diskordancat ne hedhjen e koordinatave/ parametrave kadastale, te pronave ne plazhin e Durresit. Ndryshe jane ato shkresore qe disponojme ne, ndryshe ato qe rezultojne ne sistemin elektronik. Dhe per keto gabime te qellimshme, ne humbasim kohe, para, durim e c’eshte me e dhimbshmja, njerezit e aferm, te cilet nuk do te arrijne kurre t’i gezojne. Mjaft me keto “gabime” te qellimshme, te akorduars mes partive e krereve, per te vetmen arsye... pangopshmerine!!!!

    Përgjigju
  • minushe: 30/03/2022 12:32

    ky eshte i pafte, na tregon raportin, ke plot 4 vjet qe zben asgje ne krye te ASHK , dhe ske bere nje thirrje strukturave tuaja qe te mos abuzojne ... por vete je nga ata njerez qe nuk jep zgjidhje por mban peng njerezit qe kane vertet hall ne zgjidhjen e ceshtjes se prones. E kam provuar ne kurrizin tim. keshtu qe leri llafet se po punon me sistemimin e dosjeve.

    Përgjigju
  • Illi: 30/03/2022 12:22

    Te gjithe drejtoret dhe shefat e pas 90-es ne nje qeli. Aty ta zgjidhin me njeritjetrin kush ka bere, çfarë?

    Përgjigju
    • Zenuni: 30/03/2022 13:33

      Hahaha fiks zgjidhja e duhur....i ketij mendimi jame dhe une.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?