Kadastra e Durrësit në stanjacion të plotë! Prej ditësh nuk kryhet asnjë punë! Lame për Report Tv: E sollëm në Rinas për ta larguar nga presioni, tani e spastrojmë nga brenda

2 Shkurt 2022, 11:29| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 11:54

  • Share

Që prej kërkesës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, për shkrirje të Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës pasi duke filluar nga drejtori i saj tek çdo nënpunës kanë shkelur ligjin, burime për Report Tv konfirmojnë se në atë institucion nuk kryhet më asnjë punë dhe qytetarët nuk marrin asnjë shërbim. Një situatë e tillë bllokimi është krijuar fill pas kontrollit të ushtruar në këtë kadastër nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ku u gjetën shumë mangësi në praktikat hipotekore, dhe u propozuan masa drastike për drejtuesit dhe përgjegjësit e degëve të kësaj kadastre. Mësohet se Ministria i ka dërguar një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës Artan Lame në të cilën i kërkohet të dërgojë specialistët e tij për kontrolle të thelluara në kadastrën e Durrësit dhe për shkeljet të dilet me masa ndëshkimore deri në largime nga puna të personave përgjegjës.

Kjo shkresë është kthyer 'me një patate të nxehtë' në duart e Lames i cili deri tashti ende nuk ka vënë dorë në kadastrën e Durrësit. Burimi nga kadastra bën me dije se njerëzit shkojnë punë por punë nuk bëjnë dhe qytetarët nuk po marrin shërbimet e Kadastrës. Askush nuk firmos dhe vulos.

I pyetur sot nga Report Tv për këtë situatë Artan Lame tha se e gjithë drejtoria është në ristrukturim. Sipas tij tani është procesi i spastrimit nga brenda.

"Durrësi është një nga drejtoritë që përfshihet në ristrukturim. Heqja e Kadastrës së Durrësit dhe sjellja në Rinas është një nga sukseset e para për ristrukturimin e saj. Kishim probleme pa fund. Sa më shumë të gërmosh në historinë e këtyre ish-ZRPP-ve aq më shumë probleme dalin. Spostimi e nxori nga presioni i lloj lloj faktorëve. Faza e dytë është spastrimi nga brenda. Dhe kjo po bëhet pa zhurmë, siç u bë edhe faza e parë. Dokumentacioni u soll me polici se aq me zarar ishte puna", tha Lame.

Lame iu përgjigj interesimit të Report Tv në konferencën për mediat ka shpalli thirrjen për punësime. Dixhitalizimi është një nga sfidat më të mëdha të Kadatrës Shqiptare. Për këtë qëllim drejtori i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, ka ftuar të gjithë të aplikojnë për punësime. Këto vende të lira, në një fazë të parë do të jenë në Drejtoritë e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Krujës, për të vijuar më pas edhe në drejtoritë e tjera. Specialitetet kryesore janë juristë dhe inxhinierë.

Deklarata e Lamajt për punësimet

Vjet në dhjetor, në bashkëpunim me Qeverinë shpallëm se sfida jonë për vitin 2022 do të jetë digjitalizimi.  Kemi bërë të mundur që gjatë vitit 2021 të 1,5 milion shërbimet e ofruara nga Kadastra, të jenë në format digjital. Por mbrapa këtij veprimi, mbetet fakti që pjesa dërrmuese e dokumentacionit ekzistues të Kadastrës është ende në letër, gjë që sforcon maksimalisht stafin tonë në dhënien e shërbimit. Për këtë arsye, në dhjetor Qeveria miratoi financimin e projektit për digjitalizimin e arkivit te Kadastrës. Bëhet fjalë për një arkiv me rreth 50 milion dokumenta që do t’i nënshtrohen këtij procesi delikat.

Nga njëra anë po bashkëpunojmë me AKSHI-n për ngritjen e të gjithë infrastrukturës së nevojshme që do të mundësojë këtë operacion.

Nga ana tjetër, ky operacion do të ketë nevojë për një trup punonjësish që do t’a realizojnë atë. Kjo bëhet me qëllim që trupa ekzistuese e punonjësve te vijojë me dhënien e shërbimeve qytetarëve pa ulur ritmin e punës.

Dje Kryeministri miratoi strukturën e re të Kadastrës, e cila parashikon edhe ngritjen e Qendrës së Kadastrës Digjitale, strukturë që do të jetësojë projektin e Digjitalizimit.

Kjo qendër do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash.

Jam këtu para jush për të shpallur thirrjen për aplikime pune në këtë organizëm.

Bëhet fjalë kryesisht per dy kategori operatorësh:

1) Operatorët e skanimit dhe sistemimit të dokumentacionit;

2) Operatorët e digjitalizimit të kartelave.

Projekti do të zgjasë dy vjet dhe do të shërbejë dhe si shkollë për këta operatorë që, me eksperiencën që do të fitojnë gjatë punës të mund të integrohen më pas në strukturat e Kadastrës. Ky projekt do të mbuloj të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nga Kukësi në Sarandë dhe nga Vlora deri ne Korçë. Që nga dita e nesërme, në faqen zyrtare ëeb të Kadastrës dhe në facebook, do të gjeni të shpallur thirrjen për këto aplikime. Gjithashtu, struktura e re e Kadastrës e miratuar nga Kryeministri, na hap rrugën e riformatimit për shumë Drejtori Rajonale që kanë patur probleme kohët e fundit.

Këto vende të reja pune krijohen nga dy arsye: E para, për shkak të largimeve nga puna të atyre që nuk e përballuan dot ritmin tonë, apo që nuk deshën të kuptojnë se në Kadastrën e re nuk mund të bëjnë më lojrat e Hipotekës së vjetër. E dyta, me ligjin e ri 20/20, Kadastrës Shqiptare i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: u pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e ngritjes, po jepte rezultate. Për këto funksione të reja do të ketë nevojë për shumë specialistë të tjerë, për të cilët do të bëjmë thirrje.

Këto vende të lira, në një fazë të parë do të jenë në Drejtoritë e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Krujës, për të vijuar më pas edhe në drejtoritë e tjera. Specialitetet kryesore janë juristë dhe inxhinierë. Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do të dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë. Unë ju drejtohem direkt të interesuarve: Bujrum të gjithëve, ja sheshi ja mejdani!

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajduti: 02/02/2022 20:24

    Lamen e mrojne te gjita krahet e politikes se te gjith i kane futur turinjt ne mu*

    Përgjigju
  • Kushi: 02/02/2022 19:48

    Kush e mbron Artan Lamen?

    Përgjigju
  • Më bëj një nder: 02/02/2022 15:14

    O Lame...e bëj unë detyren te leg.....por me një kusht:nuk e dua rrogën!!!

    Përgjigju
  • Kadastra: 02/02/2022 15:04

    Jooo, te jete valle kadastra e Durresit kjo???!!!! Po ky eshte Erion Brace dhe keyeministri qe nuk po bejne avokatin mbrojtes sic bene para dy vitesh? Apo tani i erdhi vakti kadastres se Durresit, mbasi i pastruan punet e tyre.

    Përgjigju
  • Azbiu: 02/02/2022 13:53

    Jep dorheqjen Lame nuk je per kete pune...Ne Vlore eshte bere m.ti mullar dosjet jane gati por nuk te japin çertifikaten po nuk je i forte, kjo kadaster eshte vetem ne sherbim per te fortet qe skane lene me pellemb toke pa grabitur madje dhe atje ku ka pronare kadastera jote ka bere mbivendosje...turp per qeverrin Rama qe nuk I jep drejtim ketyre stallave hipotekore.Na eshte bere jeta e veshtire per nje cope çertifikate, te bllokon te gjithe ekonomine familiare na detyron te marrim rruget e mos ta kethesh koken mbrapa.

    Përgjigju
  • Ervin Bushi na Radostina: 02/02/2022 13:05

    Je njèsh Lame..hahaha

    Përgjigju
  • Lamua: 02/02/2022 12:24

    Shpresojme shume tek Ministri i Drejtesise Ulsi Manja por sa te jete ne krye te kadastrave lamua te veshtir due kete edhe Ministri. Lames dikush jaka blinduar karriken

    Përgjigju
  • Hahahahahaha: 02/02/2022 11:58

    O Lame,nuk është pune për ty!! Si Durrësi është Fieri!! Bile më keq!! Po kështu Vlora dhe Tirana!!! Po për qytetaret shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashte vendit...si i bëhet???? Apo të lënë punen dhe të harxhojnë kohën dhe paret aty..hahaha!! Dmth shtepia ime(dhe shoku te zyra e leg.thotë:kur të vijë rradha!!) Dmth nga '98 nuk ka ardhur akoma...kjo eshte personale ne Fier!!

    Përgjigju
  • Tutu: 02/02/2022 11:42

    Kryeplehra e kadastresquhet Artan Lame… u be monument aty dhe nuk e shkulin dot…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?