Kadastra e Vlores

Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi/ Ndërrohen sërish shefat, rikthehet në detyrë Klodian Troci i pezulluar për dosjen e 'Jalës'

5 Nëntor 2020, 14:42| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 14:44

  • Share

Kadastra e Vlorës nuk po gjen qetësi pasi është ndryshuar përsëri kreu i saj.

Zv.drejtor rikthehet Klodian Troci i cili ishte pezulluar më herët nga ky institucion në listën e 25 specialistëve për shkelje në dosjen e “Jalës”.

Ndryshimet kanë konsistuar në pozicionin e shefit të hartografisë dhe shefit të legalizimeve.

Në vendin e Klodian Trocit si drejtues i IKMT emërohet zv. Kryetari i bashkisë së Himarës,  Simbol Pazaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?