Drejtuesja e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, ka reaguar në lidhje me kalimin online në e-Albania të shërbimeve të Kadastrës, ku thotë se u bë shumë kohë që është nën sulme të vazhdueshme.
Bici thotë se Kadastra po sulmohet pa të drejtë nga ata që i interesonte regjimi i kaluar.
Reagimi i Bicit
“Pse kërkojnë të gjithë me ngulm dështimin e kadastrës?!
U bë kaq javë që Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. Nga grupe interesi që hapur, apo fshehur, me arsye, apo jo, bëjnë çmos të përlyejnë fytyrën e re të ASHK, atë ku mitmarrja dhe korrupsioni nuk janë fjala e ditës, e ku zyrtarët si shumica e qytetarëve të këtij vendi duhet të presin normalisht pagën në fund të muajit, e meqë nuk janë mësuar kështu, dorëhiqen.
Pse janë trazuar noterët?! Ata që për kaq vite, as nuk kanë folur ndonjëherë për vonesa, për atë stokun e aplikimeve disa vjeçare, për të drejtat e qytetarëve. Pse nisën të kenë ndenja karshi halleve të qytetarëve tani që prej disa javësh në ASHK ka nisur të proçesi i ri i punës pas riinxhinierizimit të sistemit? Mos vallë kanë humbur burimet e tyre dhe kanë mbetur si peshku në zall?! Do flasim sërish për ta. Shumë shpejt.
Por pse kërkojnë dështimin e kadastrës me ngulm grupe të tjera interesi?! Çfarë kanë humbur? Pse vallë nuk kërkohet edhe qëndrimi i ASHK për lajme të ndryshme, akuza, pretendime?
Unë nuk i kam shmangur kurrë sfidat. Dhe kjo që po ndodh sot në ASHK, është një ndryshim epokal për këtë institucion. Por ky ndryshim do të ruajë xhepat e qytetarëve, duke mos i zbrazur tek këto “grupet e interesit”. Do të ruajë pronën, duke mos lejuar të tjera grupe interesi të bëjnë si të duan. Sot akuzohemi e sulmohemi për vonesa.
Nëse ndokush ka kujtesë, vetëm pak muaj më parë ASHK akuzohej vetëm për mitmarrje dhe korrupsion. Ka vonesa. Nuk ka probleme. Ka ngërç. Nuk ka dështim. Vetëm pse duam t’i bëjmë gjërat shpejt dhe mirë, pavarësisht sabotimeve, dashakeqëve, atyre që duan të përfitojnë. Ne do t’i bëjmë për njerëzit. Për ata që në fakt nuk është i interesuar asnjë “grup interesi”.
Rama erdhi në pushtet premtojë legalizimet falas ,Sot i mbylli hipotekat e zyrat e Aluizmit nga korrupsioni ,Do ti bëj dixhitale,tha ,po kur sps njerzit kanë Nevojë për Dokumenta !!! Kryejn veprime zgjidhin halle me Ato ??? NUK eshtë i vetëm sektor ku Dështove , ke dështuar Në Arsim je pa mesues pa nxenes,Ne mjeksi pa infermier,pa mjek ne Siguri 10 mij Duan te lirohen nga keto institucione po i zëvendëson me njerz pa plotsuar standartet skandalet ne Radhët e tyre e dëshmojnë ketë,Rilindja urbane Qytetet një sojë 3 muaj vere jete 9 muaj Qytete Fantazma,Ne Buqesi pa fonde pa subvencione pa tregje pa fuqi puntore, Ne economi premtove ulje cmimesh, taksash, taks progresive ,cmimet jane 3 fishuar taksat me Siguracionin e baneses e vertetove filozifin tende kujt ja le barren Etj etj sektorët me Radhë Ne 12 vjet Qeverisje tënde Fitoj oligarku politikai ,krimi sektori turizmit Ndertimi investitoret Strategjik këta kanë 90% te lekut ne dorë dhe nuk janë As 10% e popullsis, keshtu Qe Bashke me zonjen Bici mos shpikni armiq imagjinar por jepu në koh sherbimin Qytetarve....po nuk je Ne gjendje Zgjedhje te parakoshme mos harro keni 3 mandate ta mari një Alternative e Re mundësisht të vi nga jashtë, SHQIPTARE AMERIKE jo Hajdut taksash e Pasardhes KOMUNIZMI
PërgjigjuPër çfarë sulmesh flet kjo Zonja e fadromave?Me pare me fast per 24 ore merrje kopje kartele, ndersa tani nje muaj e gjys dhe nuk ka dale akoma. numri i kontaktit del abonenti ka fikur telefonin, ankesat thone provojeni me vone se ndodhi një gabim.Boll u tallet, se vetem kosto po na sillni. Kosto monetare dhe nervash
Përgjigjuseriozisht e ka kjo!? kam aplikuar ne fillim korriku per kartele + harte dhe kam marre vesh qe jane mbaruar nga specialistet por ka mbetur tek "kulla" pa postuar. Kulla komandohet prej saj. Nderkohe kam paguar tarifen e aplikimit dhe tarifen e noterit. Kush mban pergjegjesi per vonesen dhe demin financiar!? Kjo qe ishte tek institucioni qe lejoi ndertimet pa leje, ka shkuar qe ti kompletoje edhe me çertifikata pronesie (sherbimi ne çelesa ne dore). Hajni dhe tallje me popullin
PërgjigjuKemi 5 vje per nje skice shtepie kuadrat pa obor e thjeshte fare me rilevim te bere shtepi egzistuese qe prej 1936 po na morin shpirtin sna bejne tapine e re qe ta shesim!!!Keta thjesht mashtrojne