Kadastra raport qeverisë për shtesat pa leje! Artan Lame: Ndërtuesit të heqin dorë nga shtesat, do të ndëshkohen

23 Janar 2022, 12:56| Përditesimi: 23 Janar 2022, 13:18

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka gati raportin për ndërtimet e shtesave jashtë lejes së ndërtimit, që do ti dorëzohet qeverisë. Drejtori i Kadastrës Artan Lame, tha se Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka bërë gati një raport për ndërtimet e shtesave jashtë lejës së ndërtimit, që do i paraqitet Qeverisë. 

“Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës po përgatit një raport që do i dërgohet Qeverisë, për të marrë masa për të bllokuar çdo lloj ëndrre për shtesa mbi pallate për lejet e dhëna vitet e fundit. Që do të thotë: Do të bëhet e pamundur që ndërtuesi të mbarojë pallatin, të shtojë edhe nja 2 a 3 kate mbi lejen e marrë, pastaj të hyjnë banorët brenda nëpër banesa, ndërsa investitori të largohet duke ja lënë barrën e legalizimit Shtetit dhe Kadastrës. Do ndërhyet shumë shpejt për ta frenuar këtë fenomen që është shumë i shëmtuar”, tha Artan Lame në takim me banorët e Selitës, të cilët e përfituan Vendimin e Legalizimit duke u bërë bashkë, pasi ndërtuesi e kishte braktisur objektin", u shpreh Lame.

Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës, duke u ndalur në zonën e Selitës, tha se gati 80% e pallateve në këtë zone dendësisht të urbanizuar, janë hipotekuar duke ju nënshtruar procesit të legalizimit.

“Është një zonë që është e mbushur me pallate, e mbi urbanizuar dhe për fat të keq për shumicën e objekteve të ndërtuara i ka ose në proces legalizimi ose janë legalizuar”, vijoi Lame.

Pallati konkret i legalizuar në Selitë ishte objekt me leje ndërtimi të vitit 2006, i cili në një moment të caktuar kishte braktisur pallatin, duke i lënë banorët në mëshirën e fatit. Legalizimi në këtë rast u finalizua përmes vetë banorëve nga i cili proces përfituan 120 familje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?