Kadastra e Vlorës

Kadastra Vlorë nuk gjen qetësi, rotacion për dy zëvendësdrejtorët! Ikën Vjola Hima dhe Renato Banushi, gati zëvendësuesit e tyre

14 Shtator 2020, 10:55| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 10:56

  • Share

Kadastra e Vlorës vijon të mos gjejë qetësi, ku pas ndryshimit të vazhdueshëm të drejtuesve të saj, duket se rotacioni këtë herë ka ndodhur me zëvendësdrejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Konkretisht  zëvendësohen dy zëvendësdrejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi dhe në vend të tyre pritet të emërohen Rinald Koburja dhe Jonela Dervishaj.

Kadastra Vlorë ka probleme të mbartura dhe janë të shumë qytetarët që ankohen dhe nuk gjejnë zgjidhje të çështjeve të tyre, qoftë për ndryshimin e shpeshtë të drejtuesve të saj, ashtu edhe për ecejaket dhe vonesat që bëhen me dokumentet dhe problemet e tyre.

Problemet ngelen të mbartura në shërbimin ndaj qytetarëve pavarësisht zotimeve të  drejtorit të ri, Andi Binaj për rritje të performancës dhe shërbimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?