Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nga selia blu i ka bërë thirrje kandidatit për kryetar Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik. Kadilli po ashtu rreshtoi 5 kërkesa bazë për kryesinë e PD-së, ku nënvzoi se duhet të organizohet tre debate televizive të hapura, për publikun dhe median.
‘Duke qenë i qartë për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike si forca kryesore e opozitës; Duke mbajtur parasysh tronditjen që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve dhe problematika e tyre; Duke e ndjerë syrin mbikqyrës të publikut që do të vrojtojë mënyrën se si do i trajtojë zgjedhjet në parti forca që denoncon infrastrukturën e zgjedhjeve kombëtare apo lokale; Duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD; Për vetë rëndësinë që ka përfshirja sa më e plotë e të gjithë anëtarëve të PD, dhe sensibilizimi i antarësisë për rëndësine garës; Duke qenë i patundur në besimin se forca e PD vjen nga demokratizimi, hapja dhe energjizimi i saj; Me vetëdijen e plotë se ajo që i përket PD, dhe e shqetëson atë, i përket gjithë shoqërisë dhe është shqetësim edhe i saj; I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon: Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë, Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë; Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit; Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë; Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Unë i kërkoj Bashës një debat publik, nuk është çështje e brendshme e PD zgjedhja e kryetarit. E quaj një fitore të parë të vetes time që ka nisur me moton ‘një parti e hapur’. E sfidoj z.Basha të pranoj debatin publik. ’- tha ndër të tjera Kadilli.
Lajmi kryesor:
Debate në kryesinë e PD-së, miratohen 4 kandidatatët për kryetarin e ri! Në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, anëtarja e grupit 'Për PD': Akt i rëndë
M.Q.//ReportTv.al