Fatbardh Kadilli në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD ka akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjës për humbjet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike.
"Fushatën e bërë i vetëm. Nuk mbështete asnjë njeri. Janë bërë shumë gabime në fushatë. Problemet në zgjedhje nuk duhet të justifikojnë humbjen. Për një pjesë të problemeve je vet përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti t'i ndalosh. Lufta për votën bëhet brenda sistemit. Kjo luftë do vazhdojë sa herë të ketë zgjedhje. Në luftën për votën ke pasur më shumë sukses brenda sistemit se sa jashtë sistemit. Në 2015-n kemi qenë më mirë se në 2021 dhe këto dukshëm më mirë 2017, apo dhe më keq, nga 2019. Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Kemi ekipin më të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer. Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011-n. Luftën politike e bëjmë me një koncept te ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besueshmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërinë si tipare që ty të kanë munguar", mësohet se ka thënë Kadilli në mbledhje.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e Kryesisë së PD, Kadilli-Bashës: Je humbës i përsëritur prej defekteve personale, jep dorëheqjen e parevokueshme! Kreu i PD: 25 prilli, masakra më e madhe elektorale
K.T./ReportTv.al