Ndonëse me rezerva, as Shoqata e Hoteleri-Turizmit dhe as Shoqata e Bareve nuk ishin kundër vendosjes së pasaportës së vaksinimit për baret dhe restorantet, por me kusht që shteti të ndihmonte përmes subvencioneve dhe garanteve siç bëjnë edhe vendet e tjera të botës.
Enri Jahaj, kreu i Shoqatës së Bareve, tha se bizneseve po u merret fryma nga masat kufizuese dhe se nëse shtohet edhe një tjetër nuk do të pranohet nga ata. Ai tha se pasaporta e vaksinimit do të pranohet vetëm nëse do të hiqet ora policore, në të kundërt do të refuzohet.
“Në një realit si Shqipëria nuk gjen vend pasaporta vaksinim. Qe të respektimi masave antiCOVID asnjë nga ne si ka bërë 100 %, dhe për pasaportën nuk besoj se do e respektojnë, mendoj se do jetë një normë që do të vihet ‘sa për sy e faqe’. Nëse hiqet ora policore për baret le të vendoset masa e vaksinës, por nëse do ishte një tjetër kufizim përveç këtyre që kemi jemi kundër pasi i morën frymën biznesit. Shteti ka dhënë subvencione në vende të tjera, këtu te ne nuk ka asnjë ndihem por vetëm kufizime”, tha Jahaj.
Nga ana tjetër edhe Zak Topuzi, kryetari Shoqatës së Hotele-Turizëm tha se shteti duhet të ndihmojë bizneset që preken nga masat kufizuese dhe se këto vendim merren përmes dialogut duke gjetur një të mesme të përbashkët.
“Hapja e dyerve për turistët në 20211 soli një lëvizje të tyre përtej pritshmërive pasi shumica erdhën këtu si vend covid free dhe pa nevojë për vaksinim. Çdo vend i BE që ka vendosur kusht vaksinimin apo masa të tjerë subvencionojnë bizneset që godit me këto lloj masash duke nisur nga pagesat, grantet dhe e deri tek pagesat e interesave të kredive për bizneset që hyjnë në këtë lloj vështirësie.. Ndërsa qeveria jonë nuk e ka ndërmarrë diçka të tillë. Duhet bashkëpunim mes ministrisë dhe shoqatës për të gjetur një të mesme të përbashkët”, tha Topuzi.
Ministria e Shëndetësisë ka artikuluar mundësinë për vendosjen e pasaportës së vaksinimit për të hyrë në ambienteve publike, por kjo mbetet ende ne kuadër të sugjerimit, pasi po shihet dinamika e pandemisë në vend dhe mbulesa e vaksinimit.
Po thot pacovi i falenderojm gjuetart naj kan hjek qafesh dhelpnat,moti skem pas kaq hapsin tmadhe,hej ti spo ta di emnin që po ecë fushve,thuaju atyne të lartve mos tna shtin në menyn e hutit se ai spo na askund vendë,të gjith e duam jetën !
Përgjigju