Babai, emigrant në Korfuz, vret të bijën 29 vjeçare. Jo me armë. Mund të të erren sytë, të humbasësh kontrollin dhe, larg qoftë, ta vrasësh tjetrin, qoftë ky edhe evlati yt. E vrau me një shufër hekuri, rrëmbyer nga soba. Fatzeza u hodh nga dritarja përdhese dhe tentoi të shpëtonte me këmbë. Por i ati e ndoqi dhe, si e arriti, nuk reshti së godituri, deri sa i mori jetën.
S’mjaftoi kaq, por pati zemër e kurajo ta groposte në oborr. Natyrisht për të shpëtuar kokën, për t’iu shmangur dënimit. Kafshëri, mund të thotë shumkush. Në fakt kafshës i merr të keqen, se nuk i arrin as te maja e thoit. Qeni i vajzës e donte të zonjën shumë më tepër se i ati.
Madje edhe vdekjen e vuajti shumë më thellë se i pashpirti. Ishte qeni që, në kërkim të së zonjës, i shpuri policët te vendi i groposjes. Babai e vrau bijën se nuk duronte dot që ajo bashkjetonte me një afgan. Medemek shqetësohej për të bijën, për të ardhmen e saj. Në fakt shqetësohej për namin, për opinionin e të tjerëve ose thjesht për qibër raciste.
Qeni dëshmoi se e donte të zonjën, ashtu siç ishte e për çka ishte. E donte duke respektuar jetën, dëshirat dhe lirinë e saj.
Jo se ia kishin mësuar që tjetri duhet ashtu si është, por se ndjenja i buronte nga zemra dhe realizohej e pa trubulluar nga konfirmizma, racizma e gjithfarë izmash të tjera që, të mësuara liksht, kthehen në dogma dhe denatyrojnë jo vetëm njeriun dhe njerëzoren por edhe vetë natyrën. /Facebook/
Mazllemi e paske me alletet e Rames, dhe jo hallin e te ndjeres. Si qoftelargu i tij qe ben politik me te vdekur kshu eshte dhe mazllumi i shoqates sh
Përgjigjudo te ta shkojme kafsherine tende kur te ta mbushe shqiperine me afgane arape e zezake edi rame edhe te te sjelle jot bije ndonj ne shtepi mor halldup alla frenga
Përgjigjuuo mazllim vllai, nuk vritet vajza 28 vjec me hekur sobe edhe sikur te doje afrikan apo kinez....le qe greket jane arap per vete, te zinj sa me ska...