Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka deklaruar se vetëm garancitë e besueshme të sigurisë për Ukrainën mund ta dekurajojnë Rusinë nga një sulm i mundshëm në të ardhmen.
Kallas, deklaroi të martën se BE-ja do të vazhdojë të godasë ekonominë e luftës së Rusisë dhe se paketa e radhës e sanksioneve kundër Moskës pritet të jetë gati muajin e ardhshëm.
“Nuk mund t’i besojmë presidentit rus për asnjë premtim apo angazhim,” shkroi Kalas në një postim në rrjetet sociale. “Prandaj, garancitë e sigurisë duhet të jenë të forta dhe të besueshme, për të parandaluar që Rusia të rimblidhet dhe të sulmojë sërish', tha ajo.
Kallas u zotua se BE do të kontribuojë në garancitë e sigurisë së Ukrainës, "veçanërisht duke trajnuar ushtarët ukrainas dhe duke forcuar forcat e armatosura dhe industrinë mbrojtëse të Ukrainës".
Komente

Europa doli shume keq tani qe palet po ulen per bisedime dhe duan me cdo kusht qe ta prishin kete proces por ajo pune ka mare fund dhe keto sanksionet jane kot pa asnje rezultat
Përgjigju