Kaja Kallas në konferencën për shtyp me Kryeministri Edi Rama

Politikë

Kaja Kallas rrëzon spekulimet e opozitës: Shqipëria progres për mbylljen e negociatave deri në 2027

9 Prill, 16:35| Përditesimi: 9 Prill, 16:40

  • Share

Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian vlerëson se Shqipëria po bën progres shumë të mirë drejt përmbushjes së objektivit për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027.

Në një intervistë për televizionin KLAN, Kallas tha: 

"Shqipëria ka objektiva shumë ambicioze dhe realisht po e trajton procesin e zgjerimit të BE-së me energji të plotë. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdoni me reformat e ndryshme që duhen ndërmarrë dhe reformat jo vetëm të miratohen, por edhe të zbatohen. Këta janë hapat e ardhshëm, të cilët janë të nevojshëm për të vazhduar realisht në rrugën e zgjerimit drejt BE-së. Por mendoj se Shqipëria po bën progres shumë të mirë dhe e ka vërtet këtë objektiv në mendje."

Kjo deklaratë e përfaqësueses së lartë të BE, rrëzon spekulimet e një dite më parë nga opozita dhe mediat pranë saj.

Këto të fundit keqintepretuan fjalën e Kallas në konferencë për shtyp, duke raportuar se sipas saj, "vendin e pret një rrugë e vështirë drejt integrimit".

Sipas mediave të PD, Kallas e kishte konsideruar objektivin për mbylljen e negociatave brenda 2027, si një ambicie jorealiste.

Por sot, Kallas rrëzoi propagandën e opozitës teksa thotë se Shqipëria po bën progres shumë të mirë drejt këtij objektivi.

Kallas shtoi se Shqipëria është dhe mbetet një partnere strategjike e Bashkimit Evropian.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?