Kajmaku i Vorës në arrati, Gjykata e Tiranës pranon provat e prokurorisë dhe avokatit mbrojtës

10 Qershor 2020, 11:57| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 12:18

  • Share

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme një seancë procedurale për ish kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, ku ka pranuar  provat e dorëzuara nga prokuroria dhe pala mbrojtëse.

Agim Kajmaku, i cili ndodhet në arrati është dënuar në mungesë me “arrest me burg” dhe akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e detyrës jashtë funksionit të tij”.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 18 qershor, ora 10:00 do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.

Agim Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara. Ai erdhi në krye të Bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe dënimin në Greqi nën emrin Jorgo Tota nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

Pas kësaj ngjarje Kajmaku u arratis dhe u shpall në kërkim, ku akuzohet për vepra penale falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit si dhe ushtrimin e kompetencave tej afatit të mandatit, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi ishte shkarkuar nga KQZ.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?