Kajmaku u paraqit në spital mbrëmjen e djeshme i shoqëruar nga avokati i tij Isuf Shehu, për shkak të problemeve shëndetësore. Stafi i spitalit ka njoftuar policinë dhe menjëherë në spitalin privat Continental janë paraqitur efektivët e krimit ekonomik dhe ato të komisariatit numër 1.
Ekzekutimi i urdhër arrestit u bë në spital, ku ndodhet i shtruar Kajmaku, jashtë rreziku për jetën.
Aktualisht ai është i shtruar në dhomë dhe ruhet nga forcat e policisë.
Lajmi kryesor:
Shkoi në spital në gjendje të rëndë, arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku! Ruhet në dhomë nga policët
I.K//ReportTv.al