Kronikë

Kajmaku vijon në kërkim, Apeli lë në fuqi burgun në mungesë

21 Nëntor 2019, 13:45| Përditesimi: 21 Nëntor 2019, 15:37

  • Share

TIRANE-Gjykata e Apelit ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë, masën e arrestit me burg, por në mungesë kundër Agim Kajmakun, ish-kryetar i bashkisë së Vorës, që u shkarkua nga detyra për faktin se e kapi dekriminalizimi, ndërsa u shpall në kërkim me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Policia e Shtetit ka nisur edhe një verifikimi pasuror për ish kryebashkiaku e Vorës, Agim Kajmakun për pastrim parash. Prej disa ditësh oficerët e policisë u kanë dërguar kërkesë zyrtare bankave të nivelit të dytë dhe Hipotekës për tu vënë në dispozicion llogaritë bankare dhe pasuritë apo çdo pasuri tjetër që disponon familja Kajmaku.

Ish kryebashkiaku prej 11 ditësh është në kërkim nga policia me vendim gjykate, i akuzuar se shkarkoi dy n/ kryetarët, pasi u shkarkua nga KQZ-ja.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?