Kajsiu: Të gjithë sytë nga Shqipëria, po Basha e Kryemadhi ku janë?

23 Shtator 2019, 13:07
  • Share

Shqipëria ka kaluar momente të vështira dy ditët e fundit, nga tërmeti që tronditi vendin, por që për fat të mirë nuk pati asnjë humbje jete. Sizmiologët shprehen se nuk ka vend për panik dhe së tanimë pasgoditjet janë ta parrezikshme. Ndërkohë i gjithë shteti është në këmbë për t’i bërë ballë situatës dhe situata paraqitet nën kontroll.

E megjithatë, një lajm i portalit pranë PD-së, syri.net i Cim Pekës ka terrorizuar edhe njëherë mbrëmë Tiranën duke bërë thirrje që qytetarët duhet të braktisin banesat sepse sipas një sizmiologu grek do të kishte një tërmet shkatërrues në orën 23:30. Natyrisht që ky parashikim ishte një marrëzi pasi tërmetet nuk parashikohen, por kjo është një temë tjetër.

Kjo ishtë një panoramë e shpejtë e ngjarjeve të dy ditëve të fundit, pasi pjesën tjetër shqiptarët e dinë vetë.

Por, ajo që të bën përshtypje kur mendon gjithë zhvillimin e ngjarjeve është fakti se si Lulzim Basha edhe Monika Kryemadhi janë zhdukur plotësisht. Kreu i PD është mjaftuar me një mesazh në rrjetet sociale, ndërsa Kryemadhi nuk ka reaguar fare.

Në një kohë që i gjithë vendi ishte në panik, opozita (që i këputet shpirti për popullin) është zhdukur në drejtim të paditur. Basha e Kryemadhi jo vetëm që nuk dolën krah qeverisë për të përballuar situatën, jo vetëm që nuk dhanë mesazhe solidariteti apo inkurajimi për qytetarët, por përkundrazi, me portalet pranë tyre nxitën kaosin.

Pyetjet që shtrohen janë: Ku janë Basha e Kryemadhi? Ku jan ata ne raport me njerëzit? Janë në Shqiperi apo jashtë vendit? Ikën pas termetit nga frika, apo kishin ikur jashtë si gjithmonë për fundjavë e nuk u kthyen nga frika?!

Këto përgjigje duhet t’i japë opozita e cila e ka braktisur në çdo aspekt (qoftë edhe moral e solidariteti) vendin.

Është turp kur mendon se si nga BE e deri të shtetet si Italia etj i shprehën solidaritet qytetarëve dhe ofruan ndihmë të pakursyer, ndërkohë që ata që deri dje kanë qenë në pushtet janë arratisur në drejtim të paditur

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Monstrat: 23/09/2019 13:24

    Nga keta monstra e fytyra te urryera do presim ndihme e shpetim,kurrsesi shpirtzinj te tille njohin e perkrahin vetem gjuhen e Cim Pekes e Kokdhimit,turpi e mallkimi i mbulofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?