Foto ilustruese

Kakavija mbyllet për 24 orë, pala greke në grevë nga nesër në orën 07:00 deri pasnesër në orën 07:00

16 Shkurt 2021, 10:38| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 14:58

  • Share

TIRANË- Duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të jetë e mbyllur. Shkak është bërë greva e punonjësve. Burime zyrtare i thanë Report Tv se nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Kujtojmë që kjo është pika e vetme kalimit kufitar që qëndron hapur, pasi Kapshtica është mbyllur, si një masë e marrë e shtetit greke për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?