Kakavijë, 45 vjeçarit i gjejnë çantën plot me euro, dollarë, e franga! Sekuestrohen 50 mijë euro

2 Qershor, 10:47| Përditesimi: 2 Qershor, 10:54

  • Share

Një çantë plot me para, vlera totale gati në 50 mijë euro u sekuestrua në pikën doganore të Kakavijës

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi E. K., të cilit iu gjetën në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, informoi sot polici

Paratë e sekuestruara

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 02/06/2024 12:04

    Po mir mor dhe leket e veta ja sekuestroni njerezve Numroni dhe te hollat tani

    Përgjigju
    • Une: 02/06/2024 21:36

      Pse si kalon me bank dhe Ben numra me shuma te tilla

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?