Kakavijë, do trafikonin drejt Greqisë 44.5 kg kanabis dhe 2 kg eksploziv C-4, 3 trafikantët i shpëtojnë policisë, mjegulla i 'ndihmon' të arratisen në pyll

29 Dhjetor 2021, 10:17| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 10:21

  • Share

44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpe me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar sot nga Policia në  pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, por pa mundur të kapin autorët.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se nëpërmjet dylbive, ata panë tre shtetas që po transportonin dy çanta në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Por tre trafikantët i pikasën pasi policët u vunë në ndjekje të tyre duke mundur të arratisen në pyll, duke përfituar edhe nga moti i keq dhe mjegulla e dendur. Ata do trafikonin kanabisin dhe lëndën eksplozive drejt Greqisë.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve, por ende nuk ka gjurmë të tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?