Foto ilustruese

Kakavijë/ I shpallur në kërkim, arrestohet nga policia 56- vjeçari

18 Gusht, 12:21| Përditesimi: 18 Gusht, 12:27

  • Share

Një 56- vjeçar  i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, në Kakavijë ditën e sotme.  

Sipas policisë, 56- vjeçari me inicialet P.P, banues në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave".

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të lartë të sezonit turistik.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e personave në kërkim, të cilët mund të përfitojnë nga fluksi i lartë për të kaluar kufirin.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe  shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: 

P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave".

  Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?