Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës.
Autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali e kanë dënuar Erjon Pere alias Erjon Mera me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
I riu banues në Bulqizë pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.
Komente
