Kronikë

Kakavijë/ Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, në pranga 35-vjeçari me dy identitete

10 Shtator, 09:03| Përditesimi: 10 Shtator, 09:19

  • Share

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës.

Autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali e kanë dënuar Erjon Pere alias Erjon Mera me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.   

I riu banues në Bulqizë pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:

 Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.     

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.   

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?