Eurot e padeklaruara në Kakavijë

Kakavijë, po dilte nga Shqipëria me mbi 18 mijë euro të padeklaruara! Vihet nën hetim 53-vjeçari grek

4 Shtator 2023, 13:29| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 15:36

  • Share

Një 53-vjeçar grek është vënë nën hetim, pasi u kap në pikën kufitare të Kakavijës në tentativë për të dalë nga Shqipëria me mbi 18 mijë euro të padeklaruara, të cilat i kishte fshehur në makinë.

Shtetësi grek, u ndalua nga Policia Kufitare Kakavijë, teksa tentoi të kalonte kufirin me 18 150 euro të fshehura në makinë, të cilat do t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.   

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për E. R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?