Gjirokastër- Tentuan të kalonin drejt Greqisë 60 pako me drogë, arrestohet në pikën kufitare të Kakavijës çifti.
Policia e Shtetit njoftoi sot (31 mars) se ka finalizuar operacionin e koduar "Modifikimi".
Në pranga ranë të dyshuarit Osman Kamberaj, 44 vjeç, nga Fieri, dhe Enkelejda Xhemali. Si provë materiale u sekuestrua edhe ngarkesa me 63,2 kg pako kanabis sativa dhe kontrolli e hetimet po vijojnë.
Policia tha se droga ishte e fshehur në shasinë dhe parafangon e makinës. Droga u gjet pas informacioneve operative, dyshimeve dhe kontrollit në vijën e dytë, duke vënë në kërkim edhe qenin antidrogë.
"Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, Policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë. Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të. Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro", thuhet në njoftimin zyrtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i kontrolleve të imtësishme, bazuar dhe në analizën e riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin që drejtohej nga Kamberaj.
"Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit, 60 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë", bëri me dije policia për detajet e aksionit.
Sipas të dhënave të para hetimore, Kamberaj, 44 vjeç, ëhstë shoferi dhe pronari i makinës, kurse Xhaferraj, 45 vjeçe, banuese po në Fier, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike.
"Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro", sqaroi policia kufitare.
Hetimet po kryhen nga dy policite dhe po kaq prokurori: Fier, Gjirokastër. Hetimet po bëhen për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Komente
