KAKAVIJË - Një 43-vjeçare është proceduar penalisht pasi u kap me një shumë prej 25.500 eurosh të padeklaruara në Kakavijë.
43-vjeçarja me iniciale S.R. lindur në Himarë po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e saj 25.500 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Më herët shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në kufi, duke sekuestruar 30.800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi.