Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 mijë e 500 euro të padeklaruara, nën hetim 54-vjeçari

8 Tetor, 12:35| Përditesimi: 8 Tetor, 12:43

  • Share

Një 54 vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ditën e sotme tentoi që të dilte nga Shqipëria me 14 mijë e 500 euro të padeklaruara.

Sipas policisë, personit me inicilalet R.H iu krye kontroll në Kakavijë, në çantën që mbante me vete, ku edhe iu gjet sasia e lekëve. 

Njoftimi i Policisë:

PKK Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 14 500 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit R. H., ku u gjetën 14 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin R. H., 54 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?