Ilaçet e sekuestruara

Kakavijë/ Tentoi të fusta ilaçe kontrabandë, në hetim shoferi i kamionit

6 Maj 2020, 10:51| Përditesimi: 6 Maj 2020, 10:53

  • Share

KAKAVIJË- Një 42-vjeçar, shofer kamioni  është vënë në hetim pasi ka tentuar të fusë ilaçe kontrabandë në vendin tonë.

Mësohet se është në hetim K. D., 42 vjeç, banues në Dropull. Burime zyrtare bëjnë me dije se 42-vjeçari kishte fshehur në kabinën e kamionit një sasi ilaçesh kontrabandë.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale Kontrabanda me mallra të licencuar".

Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës së kontrabandës me medikamente mjekësore.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme  ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës. Procedohet penalisht poseduesi i medikamenteve.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kamionët në dalje dhe në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, është parandaluar dhe goditur një rast i tentativës së kontrabandimit të medikamenteve mjekësore.

Punonjësit e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje, në mjetin tip kamion, të cilin e drejtonte shtetasi K. D., gjetën të fshehura në kabinën e mjetit një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore (ilaçe), të cilat ky shtetas ka tentuar t’i futë kontrabandë në Republikën e Shqipërisë. 

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. D., 42 vjeç, banues në Dropull, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të licencuar".

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?