Paratë e sekuestruara

Kronikë

41-vjeçari futet në Kakavijë me 160 mijë euro të padeklaruara, vihet në pranga! Ishte në kërkim për vjedhje

6 Qershor, 10:16| Përditesimi: 6 Qershor, 10:43

  • Share

Kakavijë- Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në afërsi të një karburanti pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës

Arbër Shehu hyri ilegalisht në Shqipëri duke fshehur në çantën e shpinës një shumë prej 160,000 eurosh (të ndarë në zarfe), pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Sipas njoftimit të bluve 41-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, si  rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të një karburanti, në pkk, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Shqipëri, shtetasin A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi. 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shpinës, disa zarfe brenda të cilave kishte 160 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Gjithashtu, si rezultat i verfikimeve të kryera ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja". Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga ana e DVP Tiranë, u bë ndalimi i tij", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për  veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?