Foto ilustruese

Kronikë

Kakavijë/ Tentoi të kalonte drejt Greqisë 25 mijë euro pa i deklaruar, vihet nën hetim 65-vjeçarja

29 Qershor, 13:52| Përditesimi: 29 Qershor, 13:55

  • Share

Një 65-vjeçare është vënë nën hetim pasi u kap në pikën kufitare të Kakavijës me 25 000 euro të padeklaruara. Ndaj saj rëndon akuza për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Sipas policisë, paratë iu gjetën brenda çantës pas kontrollit të ushtruar ndërsa paratë u sekuestruan. 

"Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.", njoftoi policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?