Kakavijë, gjermani tenton të kalojë në Greqi me 15 lingtona floriri e mbi 20 mijë euro e franga zvicerane të fshehura në furgon

9 Prill, 22:52| Përditesimi: 10 Prill, 09:36

  • Share

Një shtetas gjerman është proceduar penalisht, pasi tentoi të kalonte kufirin me Shqipërinë drejt Greqisë me një shumë parash të padeklaruara. 69-vjeçari A.F., po ecte me furgonin e tij, kur u kalua për një kontroll të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

"Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, 12 300 franga zvicer ane, 85 000 fiorinta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri, të cilat nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore" informoi sot policia e Gjirokastrës.

Furgoni dhe shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi gjerman A. F., 69 vjeç, banues në Greqi është proceduar në gjendje të lirë.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?