Eurot e sekuestruara

Kronikë

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

14 Korrik, 14:46| Përditesimi: 14 Korrik, 14:48

  • Share

Kakavijë- Një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të nxirrte përmes pikës kufitare të Kakavijës 14 000 euro, pa i deklaruar.

Paratë e gjetura pas kontrolleve të kryera u sekusetruan si provë materiale.

"Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit O. K., ku u gjetën 14 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?