Kakavijë- Një 43-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Kakavijës 28 mijë e 650 euro pa i deklaruar
"Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. R., 43 vjeç, banues në Tiranë", informoi sot policia.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komento
Komente
