Kakavijë/ Tentuan të kalonin kanabis në formë çokollate drejt BE-së, arrestohen 4 të huaj (VIDEO)

8 Shtator 2023, 10:46| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 13:21

  • Share

Katër shtetas të huaj janë arrestuar në Kakavijë pasi akuzohen se do të transportonin kanabis çokollatë drejt vendeve të BE-së.

Nga kontrollet, në dalje të vendit, u goditën 2 raste të tentativës për të trafikuar cannabis sativa, për të cilat specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: 25-vjeçarin me inicialet S.H banues në Zvicër, dy 23-vjeçarët me inicialet I.D dhe R.A banues në Izrael dhe 24-vjeçarin me inicialet D.P banues në Kroaci.

Lënda narkotike e të dyja rasteve, 2 peshoret elektronike, 2 automjetet dhe celularët e të arrestuarve u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?