Mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Kakavijës është arrestuar një shqiptar i cili u fut në Greqi duke thyer traun e doganës me makinë.
Ai priste të hynte në territorin e vendit fqinj, por nuk e realizonte dot ligjërisht pasi kishte masë të ndalimit të hyrjes në zonën Shengen dhe mendoi ta bënte ndryshe.
Me automjetin e tij ai theu traun në Kakavijë duke i ikur policisë, teksa vetëm pak më vonë u arrestua rrugës për në Janinë.
Sipas mediave greke, shqiptari vendosi në alarm policinë që e arrestoi në aksin Janinë-Kakavijë.
Tashmë ai ndodhet në qytetin grek dhe do të dalë në gjyq për tre akuza të ngritura nga shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ai u dërgua në Prokurorin Publik të Janinës.
Vetëm disa ditë më parë, Ministria e Jashtme njoftoi për masa të reja në pikën kufitare të Kakavijës ku u shty orari për 1 orë, 07:00 - 23:00 dhenjë javë karantinë për ata që kalojnë në Greqi nga kjo pikë, 5000 euro gjobë kush e thyen.
Më datë 23 nëntor në një njoftim të dytë nga pala greke puna u pezullua pjesërisht për shkak të një greve nga fqinjët.
Komente

Europa mutit po lejon me hyr lloj lloj terroristi kurse shqiptaret po vujn ende sikur para 30 vjetesh. Të dhejfsha europen e mutit.
Përgjigju