Makinat e emigrantëve të bllokuar në Kakavijë

Kronikë

Kakavijë/ Palës greke i 'bie sistemi', emigrantët mbeten të bllokuar në doganë

15 Maj 2019, 17:33| Përditesimi: 15 Maj 2019, 17:57

  • Share

Në pikën kufitare të Kakavijës, prej disa orësh është ndërprerë puna nga pala greke. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë rënia e sistemit.

Udhëtarët, kryeshisht shtetas shqiptarë po presin më orë të gjata për të kaluar drejt Greqisë. Ndërkohë që për ta nuk ka ndonjë njoftim edhe për sa kohë do vijojë kjo situatë, pasi edhe në raste të mëparshme pala greke nuk i ka njoftuar udhëtarët për kohëzgjatjen e këtij problemi.

Gazetari i Report TV Piro Nase raporton se ky është një rast i përsëritur, i vonesës së emigrantëve shqiptarë për të kaluar nga Shqipëria drejt Greqisë pasi shpesh herë në sportelet e palës greke shfaqen probleme të tilla.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 15/05/2019 18:06

    Të kthehen në atdhe! Mjaft ndenjën atje ku i shkelën, ata dhe fëmijët e tyre të shkelur!

    Përgjigju
    • Fredi: 16/05/2019 09:39

      Jam dakort, vazhdoni rrini të pështyrë e të shkelur..

    • Jam dakort: 16/05/2019 08:55

      Te kethehen ne atdhe ku mbas shkeljes ne vend te huaj ne atdheun e dashur ti vjedhin, poshterojne, dhe vrasin

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?