Foto ilustruese

Taksisti me COVID tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në bord! Kapet në Kakavijë dhe gjobitet me 700 mijë lekë

28 Shtator 2020, 10:13| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 10:56

  • Share

KAKAVIJË- Testi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por kjo nuk e ka penguar taksistin e papërgjegjshëm nga Saranda që të marrë në bord dy persona dhe të tentojë të kalojë kufirin drejt Greqisë.

60-vjeçari i identifikuar me inicialet S.C u kap në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga Inspektori i ISHSH. Taksisti paraqiti testin e COVID, një kusht i domosdoshëm për të kaluar kufirin drejt Greqisë,  ku rezultoi se ishte pozitiv.

Menjëherë policia e ka shoqëruar atë drejt Sarandës për t'u karantinuar në shtëpi, ndërkohë që është gjobitur me 700  mijë lekë. Kjo nuk është hera e parë që në pikën e kalimit kufitar kapen persona me COVID, të cilët pavarësisht kësaj, nuk janë izoluar, por kanë lëvizur lirshëm duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini: 28/09/2020 10:54

    Turp per te ne rradhe te pare dhe me shume turp per shtetin tone te lodhur qe nuk e fut 5 vite ne burg qe te zene mend tjeter. Plera , Vrases.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?