Sociale

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku kënga dhe krenaria bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 08:11| Përditesimi: 13 Qershor, 08:44

  • Share

Kalaja e Gjirokastrës është një prej destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, falë vlerave historike dhe arkitektonike. 

Ajo vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kalaja e Gjirokastrës ku shprehet se është vendi ku kënga dhe krenaria bashkohen në një jehonë brezash

“Mirëmëngjes dhe nga Kalaja e Gjirokastrës ku historia, kënga dhe krenaria bashkohen në një jehonë brezash, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kalaja e Gjirokastrës, është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Ajo ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?