Nëse shkon në kalanë e Lezhës duhet të bësh shumë kujdes. Ura hyrëse me konstrukt druri është kalbur dhe disa nga dërrasat kanë rënë.
Por problemi nuk mbaron këtu. Këtij aseti historik i mungon edhe ndriçimi. Llambat e vendosura në vitin 2012 për 100-vjetorin e pavarësisë funksionuan vetëm pak kohë dhe investimi degradoj. Prozhektorët e kabllot u vodhën nga persona ende të paidentifikuar. Banoret të zonës e vizitor e konsiderojnë të pafalshme lënien në harrese të kalasë së Lezhës.
“Kjo ura është kalbur krejt, bile e ka ndërruar përgjegjësi i Kalasë por dikush mund të thyejë këmbën atje. Ndriçim jo e jo”, thotë një qytetar.
“Është hera e parë që vijmë këtu po e shohim që ura është shumë e dëmtuar. Duket shumë e rrezikshme për të kaluar, është e nevojshme e duhet patjetër një ndërhyrje”, shprehet një qytetare.
Në këtë situatë kalaja ka nisur të braktiset nga vizitoret.
I kontaktuar në lidhje me problemin e urës, specialisti Kulturës në Lezhë, Ded Margjoni thotë se Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka miratuar fondin me vlerë 4 milionë lekë për rindërtimin e urës, por paratë ende nuk janë lëvruar.
Sakaq, "Report Tv" kontaktoi me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Arta Dollani, e cila tha se kalaja do restaurohet me fondet e BE, ndërsa ndriçimi do të bëhet së shpejti me fondet e ministrisë.
"Kalaja e Lezhës është përfshirë në programin e rindërtimit. Është një nga projektet që do hartohet dhe do financohet me Delegacionin Europian, sepse është në zonën e tërmetit. Ndërkohë sa i përket ndriçimit janë 15 kala që janë përfshirë në një projekt që po bën Ministria e Kulturës për ndriçimin e tyre, ku bën pjesë edhe Lezha. Ndriçimi do përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa sa i përket rindërtimit, projekti do të jetë gati në dhjetor dhe më pas do të vijojë puna", tha Arta Dollani.
Joo,duhet bashkëpunim komuniteti..,duhet ndërgjegjësim e dënim per akte të tilla vjedhje ordinere.prej magjypësh mongolie.,turp e faqe zezë!!
PërgjigjuKur vjedhin maskarenjte qe kane fronin dhe postet ne dore atehere te vegjelit kane te drejten morale te vjedhin dhe te shkulin gjithshka qe ju ze dora.
Përgjigju