Sociale

VIDEOLAJM/Kalaja e Shkodrës 'vishet' rozë, simbol i solidaritetit kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 22:27| Përditesimi: 3 Tetor, 22:36

  • Share

Kalaja e Shkodrës është ndriçuar me dritë rozë, duke u kthyer në një simbol të solidaritetit në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ky gjest vjen si pjesë e fushatës ndërkombëtare për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kontrollit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, që mbetet një nga shkaqet kryesore të humbjes së jetëve në mbarë botën.

Ndriçimi rozë i Kalanë e Shkodrës është një thirrje e fortë për të gjitha gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre, duke kryer kontrolle të rregullta dhe duke mos e neglizhuar asnjë simptomë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?