Siç ishte parashikuar gjerësisht, kamikazët e protestave po i paraqesin faturën Sali Berishës dhe tani që po afrohet 11 maji, ata kërkojnë një vend të sigurt në listë si shpërblim për “punën” e tyre. E para që ka dalë hapur është Arjana Kalaja, e cila u përjashtua nga listat e zgjedhjeve bashkiake të vitit 2023 (të humbura nga këshilltari i saj, Belind Këlliçi) dhe tani pasi po kandidon në primare pretendon nga Berisha një vend të sigurt në listë për të garantuar një vend si deputete.
Duke folur në televizion, Kalaja i paraqiti publikisht faturën Berishës:
“Siç kam ndjekur çdo takim të doktorit që nga 9 shtatori 2021, nga Tropoja në Sarandë, e kam bërë me dëshirën më të madhe sepse besoja në të drejtën e Berishës. Kam kërcyer me shumë dëshirë dhe këngët e thurura për të. Edhe kur u shpall non grata, kam bërë një video dhe një deklaratë kundër mafiozes Yuri Kim. Ashtu siç besova te Berisha, besova edhe te PD e rithemelimit.
Nëse e bëj sot nga jashtë, imagjino brenda Kuvendit. Pas 44 protestash, ne bëmë atë presionin tonë që Veliaj të përfundojë në burg. E meritoj një vend në Kuvend për gjithë atë luftë që më është bërë, përndjekjen. Këto më bëjnë krenare dhe janë një arsye më shumë që t’i kërkoj çdo demokrati votën e tyre më 1 mars. Po ajo Arjana Kalaja që kam qenë në këto vite jam” tha ajo.
Kalaja, duke kritikuar kolegët deputete të PD ajo premton se do të veprojë ndryshe, pasi nuk është vetëm juriste, por edhe eksperte kontabël dhe ndërmjetëse.
Pas Kalajës, vende të sigurta në listë do të kërkojnë edhe Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe madje edhe Balliu junior. Sali Berisha, i cili po përdor skemën e primareve për të përjashtuar nga listat “non grata”-t e tij, do të përballet gjithsesi me shumë probleme për të menaxhuar kërkesat e kamikazëve dhe ato të deputetëve të tjerë që i kanë mbetur besnikë familjes së tij, por pa u ekspozuar shumë në protesta.
Komente

Ah more Agustin Kola vazhdon te jesh i famshem , dikur si futbollist me shume class e sot si burri I kesaj bishe Akalaja pa fare class
PërgjigjuAbi je mē i madhi Respekt
PërgjigjuPer kalane ka ndonje vend ne vlore tek spitali psikiatrik per ata te pa rikuperushmit!?
PërgjigjuZgjedhesit jane ne mes dy alternativave per Adrianen.A t'i japin voten apo t'i japin rroten.Meqenese nuk e meriton rroten atehere jepni voten.
PërgjigjuPu pu pu Adriana Kalaja deputete.Bashke me Flamur Noken e fytyra te tjera do e bejne rremuje parlamentin.Plaka A.Kalaja eshte e preferu per qellime distruttive te Berishes.Pu,pu,pu edhe Adriana deputete.Mjer ky popull per deputetet etij.Por fajet nuk I ka Adriana,por votuesi,po i dha voten.
PërgjigjuEdhe Adriana Kalaja deputete ????.Kontributi i saje njihet .Ne krye te rremujave.Per fjalorin e piset kunder opozites,ose ma mire me thane servile besnike e kriminelit Sali Berisha.Cfar sapo ndodh ne Shqiperine tone.Parlamenti po mbushet me militant servila .Mbushu me mend o popull.Mendo per ata qe zgjedh.Larg tipave te Adianes !
Përgjigju