Fermeri Aleksandër Saveta nga Këmishtaj e Lushnjës ka kultivuar domaten në sera, por tashmë që është koha e vjeljes nuk merr dot prodhim. Siç shihet në pamjet e Report Tv, prodhimi ka rënë në tokë i kalbur.
Sërish këtë sezon, problemi është tek fara e skaduar e domates.
"Na dalin ndryshe nga ato që kërkojmë, e gjitha vjen nga fara. Domate e dëmtuar, që kalbet. E paguajmë 220 lek farën dhe kur vjen puna s’marrim prodhim"
Fermeri thotë se nuk mbulon dot shpenzimet, pasi domatja jo cilësore shitet me çmim të lirë në tregun vendas, ndërsa për eksport as që bëhet fjalë.
"Askush nuk mban përgjegjësi, faji i lihet fermerët, me argumentin se nuk i kemi bërë shërbim, kur në fakt ne i bëjnë të gjitha shërbimet"
Fermerët e Lushnjës, që janë prodhuesit më të mëdhenj të perimeve në sera po përballen me vështirësi, ndërsa ankohen se drejtoria e bujqësisë nuk ushtron kontrolle mbi farmacitë bujqësore dhe tregtarët e imputeve bujqësore.
Mbyllja e nstituteve bujqesire ka sjell nje dem kolosal per bujqesine.Sidomos ai i perimeve qe me zbulumet shkencore rruste prodhimin duke siguruar dhe fara cilesore dhe te sigurta.Me rhoni nje shtet te BR qe nuk ka institute te kerkimit bujqesor ?
Përgjigju