'Kalçeto në burg, kafe më të lirë, menu sipas fesë', zbardhen kërkesat e të burgosurve të Peqinit (Dokumenti)

12 Tetor 2020, 11:40| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 17:24

  • Share

Pasi mbyllën grevën e urisë në burgut i janë drejtuar shtetit me disa kërkesa mbi kushtet në të cilat ato ndodhen. Report Tv ka siguruar dokumentet me kërkesat e plota të të burgosurve.

Dokumenti u depozitua ditën e sotme nga përfaqësuesi i të dënuarve, avokati Saimir Vishaj në Ministrinë e Drejtësisë për të ngritur grupin e punës.

Në kërkesat e të dënuarve janë ato nga më thelbësore e deri në zbutjen e dënimeve. Sipas dokumentit të siguruar, ata denoncojnë çmimet e larta të produkteve të konsumit në burg siç është kafeja. Ata pretendojnë se çmimet janë shumë herë më të larta se sa jashtë saj.

Gjithashtu ata kërkojnë ndryshimin e burgimit të përjetshëm dhe përcaktimin e saj me 20 vite burgim. Një tjetër problematikë për të cilën ata kërkojnë zgjidhje është dhe komunikimi përmes telefonit për të cilën shprehen se ka shumë pak impulse telefonike.

Në lidhje me punësimin e të burgosurve pretendojnë që të punësohen në kuzhinë dhe myslimanë dhe të krishterë për shkak se ka të dënuar që për shkak të fesë nuk konsumojnë  ushqime specifike.Disa kërkesa të tjera bazike për të dënuarit janë dhe mungesa e ambienteve me karakter edukativ si dhe ambientet e aktivitetit fizik për të cilën kërkojnë ndërtimin e një kalçetoje.

Kërkesat e tyre ishin të 3 lloj karaktereve:

1. Karakteri legjislativ

·Ndryshimi i burgimit të përjetshëm dhe përcaktimi deri në 20 vite burgim

·Njohja e vuajtjes së dënimit për lirim me kusht nga 3/4 në 3/5 e dënimit të vuajtur

·Ndryshimi i sigurisë së burgut nga siguri e lartë në të zakonshme për të dënuarit që kanë plotësuar 2/3 e dënimit

·Amnisti e përgjithshme

2. Karakteri ekonomik

·Çështja e ushqimit në institucion cilësia dhe sasia

·Çështja e kartave të telefonit me kompaninë Mobitel dhe shtimi i numrave për të bërë më shumë telefonata dhe për më shumë minuta për përmbajtjen e kartave telefonike nga kompania

·Në lidhje me listën e çmimeve të njësive tregtare të IEVP-së të jenë të njëjtat me çmimin e tregut pasi kanë shumë diferencë psh. Kafja ekspres Lavazza në njësinë tregtare është shumë më e shtrenjtë se çmimi i tregut

3. Karakteri administrativ

·Të hiqet regjimi i mbikqyrjes së veçantë për të dënuarit që kapen me celularë

·Në lidhje me propozimin në gjykatë me objekt Ulje Dënimi nga Komisioni i Vlerësimeve të IEVP-së mos të shkohet me rrëzim për pjesën e pranimit apo jo të veprës penale

·Në lidhje me punësimin e të burgosurve pretendojnë që të punësohen në kuzhinë dhe myslimanë dhe të krishterë

·Në lidhje me ndriçimin për fikjen e dritave të dhomave natën

·Të hapen klasat për karakter edukativ

·Të hapet kalçeto

·Të krijohet një ambient për tharjen e rrobave

Dokumentet me kërkesat e të dënuarve në burgun e Peqinit! I ka siguruar Report Tv
E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/10/2020 00:03

    Te kerkesat ekonomike mund te plotesohen :Nr-1 dhe Nr-3.Te kerkesat administrative mund te plotesohen kerkesat me :Nr-3,Nr-5,Nr-6,Nr-7.Te gjitha te tjerat duhet te marrin nje JO te prere.

    Përgjigju
  • peoples: 12/10/2020 18:21

    Mos duan edhe bordello?Kriminelet na dalin me kerkesa...Ilir Meta i perkrah..le ti coj monen kleidian ,ate pergjejsen e rinise ,gjoshen ate kacurrelsen e Skraparit,Noren dhe te fundit ate shehun qe e drodhi se fundi

    Përgjigju
  • Beni: 12/10/2020 13:56

    Te vrasesh dhe te besh 10 vjet burg nuk kam degjuar dhe nuk kam pare ligje kudo ne bote

    Përgjigju
  • dibran: 12/10/2020 13:43

    ....Oooooo Rike!!!! Cpate mor-moj cupe ??? Une nuk te shava dhe as ofendovaty!!! ! Po!!!! PO!!!! Enveri ta paska bere NENEN shume mire, sepse e ke merituar! Ai, krimineleve u jepte lopate, 500 gr. buke thate , zbathur dhe ....oBURRA, PUNE!!!! Hajt,shko e provoje edhe kete burgun e demokracise!!!! Mos harro!!!! Sapunin DURU me vehte!!!! Ne kohen e xhaxhit nuk pranohej sapuni!!!!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 12/10/2020 13:27

    Kane harruar pa vendosur dhe pagen e luftes hahahaha Tani qe po shtohen burgaxhinjte me shkolle prite kur te ndermarin ndonje iniciative ligjore hahaha

    Përgjigju
  • Pjeter: 12/10/2020 13:01

    Vetem kaq? Nuk doni me tjeter? Na nje catravec te fresket ç'do dite jo? Nuk e doni? Me duket se u be deti kos nadej nga Peqini,dhe burgaxhinjte me te drejte presin me luge ne bres.

    Përgjigju
  • dibran: 12/10/2020 11:49

    Ooooooo SHTET !!!!!! Te gjitha kerkesat ua plotesoni atyre KRIMINELEVE !!!!!!!! ....dhe e fundit dhe kryesorja: - Duan edhe fermen me.... prostitutat me te mira dhe me te bukura ne bote qe ti paguajme ne, shqiptaret e varfer per tu bere qejfin KRIMINELEVE!!!! postscriptum: ENVERI u vinte hakut kesaj lloj race! Pune-biruce! Biruce-pune! tangerlleqe e pordhlleqe nuk ka per kriminelet!!!! Ooooooo SHTET !!!!

    Përgjigju
    • Eri: 12/10/2020 12:55

      Te lumte goja

    • Rika: 12/10/2020 12:25

      Jo po ti vrasim.Kafshe di puna jote vetem enverin meritojn

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?