Hedhja e shortit për Kategorinë e Parë

Sport

KALENDARI/ 12 skuadra në garë për elitën, hidhet shorti për edicionin 2025-26 në Kategorinë e Parë

18 Korrik, 11:42| Përditesimi: 18 Korrik, 14:40

  • Share

TIRANË - Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh këtë të premte shorti për edicionin 2025-26 në Kategorinë e Parë. Gjithsesj në këtë kampionat do marrin pjesë 12 skuadra, ku pas 33 javëve të rregullta do mësohet skuadra kampione dhe ato që rrëzohen. Dy vendet e para shkojnë direkt në elitë, ndërsa ekipet nga pozita 3-6 i drejtohen një play-off dhe fituesi i saj do luajë shanset për në Superligë me vendin e tetë të renditur në Superligë. Kategoria e Parë është programuar të startojë më 23 gusht 2025 dhe të përfundojë më 2 maj 2026.

Skuadrat e Kategorisë së Parë për edicionin 2025-26:

KF Laçi, KF Skënderbeu, KS Besa, KF Burreli, KF Pogradeci, FK Apolonia, FC Lushnja, KS Korabi, KS Kastrioti, FK Kukësi, KF Iliria dhe AF Luftëtari.

Java e parë:

Skënderbeu - Burreli

Iliria - Laçi

Kukësi - Apolonia

AF Luftëtari - Korabi

Besa - Kastrioti

Pogradeci - Lushnja

Kliko këtu për të parë kalendarin e plotë

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?