Skuadra e Flamurtarit në humbjen 1-0 kundër AF Elbasanit në raundin e parë të Superligës

Sport

Kalendari i raundit të dytë/ Spikat Dinamo - Vllaznia, Flamurtari largohet nga Vlora

26 Gusht, 13:46| Përditesimi: 26 Gusht, 13:49

  • Share

Java e dytë e Superligës shqiptare të futbollit sjell përballje interesante, ku ndeshja që bie më shumë në sy është padyshim ajo mes Dinamos dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat shihen si pretendente serioze për titullin kampion, ndaj dueli pritet me interes të madh nga tifozët dhe sportdashësit.

Një sfidë delikate është edhe Egnatia - AF Elbasani, me të dyja ekipet që kërkojnë me çdo kusht fitoren për të marrë pikë të vlefshme që në start të sezonit. Partizani luan në shtëpi kundër Teutës. Ndërkohë, Flamurtari synon fitoren e parë sezonale, teksa luan kundër Bylisit. Edhe pse si vendas, vlonjatët do e luajnë këtë ndeshje në Ballsh pas marrëveshjes mes klubeve, pasi tapeti i stadiumit 'Flamurtari' nuk është ende gati.

Vora luan kundër Tiranës, sfidë e planifikuar të zhvillohet më 31 gusht në stadiumim e Laçit. Gjithçka mbyllet me Dinamo - Vllaznia, të diel në orën 20:00 në 'Elbasan Arena'.

Superliga, java e dytë:

E shtunë, 30 gusht
Flamurtari - Bylis, 17:00, Stadiumi 'Adush Muça', Ballsh
Partizani - Teuta, 20:00, 'Arena e Demave', Tiranë
Egnatia - AF Elbasani, 20:00, 'Arena Egnatia', Rrogozhinë

E diel, 31 gusht
Vora - Tirana, 17:00, Stadiumi i Laçit
Dinamo - Vllaznia, 20:00, 'Elbasan Arena', Elbasan

Renditja

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?