Sport

Kalendari i 'Seria A', ndeshje emocionuese që javën e parë. Ja kur do luhet derbi i Madoninës

30 Korrik 2019, 15:56| Përditesimi: 30 Korrik 2019, 16:00

  • Share

Të hënën në mbrëmje ka marrë formë plotësisht sezoni i ri i ‘Seria A’, një nga kampionatet më të dashur për shqiptarët, por edhe në të gjithë botën. Në Milano është hedhur shorti i cili që në javën e parë ka përcaktuar ndeshje mjaft interesante. Më 25 gusht do të jetë sa për nxehmje sfida në Firence mes Fiorentinës dhe Napolit, ndërkohë që skuadra e Anchelotti-t do ta ketë pisk edhe në javën e dytë, pasi luan sërish në transfertë por këtë herë kundër Juventusit.

Gjithsesi kjo nuk do të jetë sfida e vetme për t’u parë me 1 shtator, pasi në ‘Olimpico’ luhet derbi më i ndjerë i futbollit mes Lazio-s dhe Romës. Sezonin e kaluar Roma fitoi 3-1 në fazën e parë, ndërsa në të dytën Lazio u hakmarrë duke fituar 3-0. Në javën e tretë Juventus sërish nuk do të ketë një impenjim të lehtë, pasi do të luajë kundër Firencës.

Në javën e katërt do të jetë sfida që të gjithë presin, derbi i Madoninës, mes Interit dhe Milanit. Zikaltërit e Conte-s do tentojnë ta nisin aty ku e la Spalletti, me të dy ndeshjet e fituara, por nga ana tjetër Milan kërkon të ndryshojë faqe, dhe për këtë po bën investime.

Përballjet interesante do vijojnë edhe në javën e pestë, me Interin që pret Lazio-n dhe Milanin që udhëton në Torino. Tifozët e futbollit Italian me pak fjalë do të ketë çfarë të shohin, sin ë stadium ashtu edhe në television.

‘Seria A’ nis me 25 gusht dhe përfundon me 24 maj, me një sfidë mjaft speciale si Roma-Juventus. Bardhezinjtë ashtu si në sezonet e fundit mbeten favoritë, ndërsa pas tyre vijnë Interi dhe Napoli.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?