KF Tirana - AF Elbasani

Kalendari/ Kryesuesit luajnë në shtëpi, spikat AF Elbasani - Tirana! Superliga rikthehet në dy ditë

21 Nëntor, 09:41| Përditesimi: 21 Nëntor, 09:47

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit rikthehet pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe raundi i 14-të është programuar për dy ditë.

Kështu, gjithçka nis të shtunën e 23 nëntorit 2024 në orën 17:00 me dy duele. Në "Loro Boriçi" të Shkodrës vendasit e Vllaznisë presin Teutën, ndërsa në Korçë Skënderbeu luan me Dinamon.

Të diel, në Ballsh luhet Bylis - Egnatia në orën 13:30. Në 17:00 Partizani pret Laçin dhe në Elbasan vendasit e Bordin presin Tiranën e shumë problemeve.

Pas 13 javëve të luajtura renditja kryesohet nga Partizani, ndjekur nga Vllaznia, Dinamo dhe Egnatia.

Superliga, java 14-të:

E shtunë, 23 nëntor 2024

17:00 Vllaznia - Teuta

17:00 Skënderbeu - Dinamo

E diel, 24 nëntor 2024

13:30 Bylis - Egnatia

17:00 Partizani - Laçi

17:00 AF Elbasani - Tirana

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?